9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Tërmet me magnitudë 6.1 trondit këtë vend, ngrihet alarm për cunam

Një tërmet i fortë ka shkundur pak më parë provincën Maluku të Indonezisë. Lëkundja me magnitudë 6.1 e shkallës rihter vuri në lëvizje autoritetet të cilët dhanë alarmin për cunami.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se autoritetet lokale kanë kërkuar nga banorët që të lëvizin për në zona të larta për shkak të rrezikut për cunami.

Tërmeti pati një thellësi prej 10 kilometrash.

Në vitin 2004, një tërmet me magnitudë 9.1 të shkallës Rihter që goditi Sumatran shkaktoi një tragjedi në Indonezi dhe shtetet përreth për shkak të dallgës së madhe të cunamit që goditi vendet.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat