9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Tetë ditë në grevë urie, punëtorët e Poçemit u kërkojnë ndihmë ambasadave të huaja

Vazhdon saga për të marrë paratë e tyre nga punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët e Ballshit. Ata nuk heqin dorë nga greva edhe pse gjendja shëndetësore është e rënduar.

Sot është dita e shtatë e grevës së punonjësve të nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët kërkojnë pagat e prapambetura. Punëtorët i bëjnë thirrje ambasadave të huaja që të ndërhyjnë duke e konsideruar këtë një turp të madh.

Sipas tyre deputeti Erion Braçe ua ka mbyllur telefonin sapo ka marrë vesh që janë nga Poçemi. “Nga qeveria s’ka ardhur asnjë lloj përgjigjie. Shteti pret që ne të shkojmë të vdekur të familjet tona. Ambasadat e huaja të ndërhyjnë pasi është një turp i madh.

Mjekja ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë nga mos-ngrënia. Punonjësit pohojnë se nuk do të heqin dorë nga greva deri në momentin që do të marrin një zgjidhje.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat