10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Turqia e gatshme t’i përgjigjet sanksioneve të SHBA

Turqia ka reaguar ndaj deklaratave të Departamentit amerikan të Thesarit se po përgatitet të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të operacionit “Burimi i Paqes”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, tha se “ne do të kundërpërgjigjemi sanksioneve të mundshme në kuadër të reciprocitetit të plotë”.

Aksoy bëri të ditur se qeverisë amerikane i janë përcjellë informacione në çdo fazë kur filloi operacioni “Burimi i Paqes” dhe se në konferencat për media të Ministrisë së Jashtme me opinionin e komunitetit ndërkombëtar janë ndarë qartë objektivat dhe fushëveprimi i operacionit.

“Turqia po lufton me organizatat terroriste që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe kjo luftë do të vazhdojë me vendosmëri. Askush të mos ketë dyshime që ne do të kundërpërgjigjemi në kuadër të reciprocitetit të plotë ndaj çdo hapi që do të hidhet kundër kësaj”, shtoi Aksoy.

Sekretari i Departamentit Amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të nënshkruajë një dekret që i jep autoritet Departamentit të Thesarit për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, por se këto sanksione nuk do të zbatohen tani.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat