9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ujësjellësi në Krujë dëshmi investimi për fushatë? Si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për helmimin masiv të qytetarëve në Krujë. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes në selinë e PS me drejtuesit politikë, Rama u pyet nga gazetarët nëse investimi i ujësjellësit në Krujë ishte vetëm për fushatë.Kreu i qeverisë i hodhi poshtë, duke ia kaluar përgjegjësinë ujësjell%sit. Kryeministri tha se qeveria bëri investimin dhe ndërmarrja ka detyrime të tjera.

“Sipas jush, nuk duhej ndërtuar ujësjellësi të ri? Apo sipas jush ka sjellë këtë problem? Të ndërtosh një të ri është një gjë dhe të shikosh se uji ka shkuar nëpër shtëpia është një gjë dhe të shikosh parametra është një gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin, ndërmarrja ka detyrime të tjera. Kjo është një gjë nën hetim administrative për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Është njësoj si të thuash që pas rindërtimit të rrugës së re është rritur numri i aksidenteve për shkak të shpejtësisë, e ka fajin rruga apo shoferi?”-u shpreh Rama.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat