11.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Varianti i ri i Covid në Shqipëri? Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë bën deklaratën: Mund të qarkullojnë dhe…

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare, Andi Koraqi ka folur për situatën nga pandemia së fundmi. Ai ka thënë se numri i lartë i të prekurve nga Covid ka ardhur si pasojë e festave të fundvitit.

Sa i takon zbulimit të mutacioneve të reja, Koraqi pohoi se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për t’i identifikuar variantet e reja të virusit COVID-19.

Unë nuk di të them nëse mutacionet e reja kanë hyrë ose jo në Shqipëri për faktin se përderisa qarkullojnë në vendet kufitare mund të qarkullojnë edhe në vendin tonë dhe nga pikëpamja klinike është shumë e vështirë t’i dallosh. Nuk kanë asgjë përveç një transmetimi më të shtuar.

Shefi i mikrobiologjisë nuk la pa përmendur gjithashtu dhe efikasitetin e vaksinave, ku theksoi se në njohuritë e tij AstraZeneca është po aq efektive sa Moderna apo Pfizer.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat