14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Anëtari i PD-së del me paralajmërimin: Nuk do të kemi më politikanë “tigra prej letre”

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese vlerësoi si antikushtetues herësin në listat për deputetë. Sot anëtari i PD, Lisandër Hoxha i ftuar në studion e A2, deklaroi se më në fund nuk do të ketë më politikanë “tigra prej letre”, por njerëz me shtyllë kurrizore.

“Për mua është arritje historike hapja e listave në vetvete, pasi e çon politikën shqiptare në një dimension më të lartë. Nuk do të kemi më politikanë “tigra prej letre”, por njerëz me shtyllë kurrizore”.

“Ka ndodhur një ngjarje që meriton vëmendjen e duhur. Iu thuhet partive që ju keni zgjedhur në mënyrë antikushtetuese të renditni kandidatët, të vendosni pragje. Në fakt, Kushtetuta përcaktonte që votuesit do të zgjidhnin të preferuarin e tyre dhe jo të preferuarin e kryetarit. Thyerjen e herësit e kanë kryer edhe njerëz anonimë që erdhën në mënyrë të papritur në politik”, tha për A2.

Gjithashtu  Hoxha, më tej tha se kjo ka ndikuar negativisht edhe në Partinë Demokratike, pasi sipas tij një pjesë e kandidatëve nuk kishin asnjë lloj efekti elektoral.

“Një pjesë e kandidatëve ishin butaforik pa asnjë lloj efekti elektoral, kanë marrë jashtëzakonisht pak vota”, shtoi më tej ai.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat