9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Video/ Zjarret në Australi, digjen mijëra hektarë pyje

Australia vijon të përballet me zjarret të cilat janë riaktivizuar sërish.  Më shumë se 35 mijë hektarë pyje janë djegur të shtunën jo shumë larg kryeqytetit australian, Canberra.

Banorët e disa zonave përreth kryeqytetit u paralajmëruan nga autoritetet se tashmë është shumë vonë për t’u larguar dhe se duhet të përpiqen të kërkojnë strehim në këtë zonë, shkruan “BBC”.

Gjashtë zjarre afër rajonit New South Wales janë duke u përhapur në mënyrë të pakontrolluar, njoftuan zyrtarët, ndërsa meteorologët paralajmëruan mot të nxehtë dhe me erë gjatë fundjavës, duke e shtuar edhe më shumë rrezikun e përhapjes së flakëve.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, nga zjarret në vendin e largët kanë vdekur së paku 33 persona, janë shkatërruar mijëra shtëpi dhe janë djegur më shumë se 11 milionë hektarë sipërfaqe tokësore.

Rreth 60 vatra të zjarrit po vazhdojnë të jenë aktive në rajonin New South Wales, ndërsa gjashtë prej tyre janë jashtë kontrollit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat