9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Vrasja e Klodian Rashës nga polici/ “Ekzekutimi, këmbanë alarmi”! Protestë sot në Tiranë

Sot do të zhvillohet një protestë në orën 16:00 përpara Ministrisë së Brendshme. Kjo protestë vjen si pasojë  vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një polic.

Ndërkohë, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të fortë për protestën e sotme.

Berisha shkruan:

Qytetarët po organizohen përmes rrjeteve sociale për të protestuar nesër në orën 16.00 përpara ministrisë së krimit që bëri gjithçka për të manipuluar këtë vrasje shtetërore duke u bërë palë me vrasësin. Thirrja qytetare kërkon angazhim të gjithë shoqërisë në protestë në orën 16.00 para ministrisë së krimit.

Thirrja e organizatorëve

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rashës në mes natës në pragun e derës së shtëpisë, në çdo rrethanë të mundshme, është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë në vend. Pa dhënë një arsyetim logjik dhe ligjor të bazuar, një person me uniformën e Policisë së Shtetit, ekzekuton një të ri “se dyshonte që ishte kërcënim për rendin”. Ditën e nesërme, datë 09.12.2020, në orën 16:00 para ministrisë së Brendshme, PROTESTOJMË! Tubimi do të jetë paqësor dhe në zbatim të protokolleve të pandemisë, pjesmarrjen nuk e përcaktojmë ne, por se sa është ndjeshmëria qytetare për rëndësinë e jetës. Jeta është më e rëndësishme se dyshimi i një efektivi. Merreni këtë mesazh copy paste dhe publikojeni në profilin tuaj. Të gjithë me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat