13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Zhduket” Monika Kryemadhi për Kurban Bajram, ç’po ndodh brenda LSI?

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk po duket asgjëkundi që pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në ditën e sotme, që është data më e rëndësishme në kalendarin mysliman, festa e Kurban Bajramit, mungon një urim nga kryetarja e LSI.

Me një njoftim për mediat, LSI bën me dije se do të jetë sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ai që do të jetë në Komunitetin Mysliman dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të uruar festën e Kurban Bajramit, duke ‘i zënë vendin’ Kryemadhit në këtë detyrë.

“Ne orën 11.00, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari do të jetë në Komunitetin Mysliman për të uruar festen e Kurban Bajramit dhe në 11.30 tek Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve”, thuhet në njoftimin e LSI.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat