13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

2 ditë në karantinë/ Flet për herë të parë Cristiano Ronaldo: Jam i shqetësuar për…

Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo, prej dy ditësh ndodhet në karantinë edhe pse testi ndaj koronavirusit rezultoi negativ.

Pas futjes në karantinë, Ronaldo ka reaguar me një status në Tëitter ku jep një mesazh. Ronaldo rezultoi negativ ndaj testit të koronavirusit.

“Bota po kalon një kohë shumë të vështirë e që kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Unë ju flas sot jo si lojtar futbolli, por si bir, baba, qenie njerëzore e shqetësuar me zhvillimet e fundit që po prekin të gjithë botën.

Është e rëndësishme që të ndjekim këshillat e OBSH-së dhe organeve drejtuese për mënyrën e trajtimit të situatës aktuale.

Mbrojtja e jetës njerëzore duhet të jetë mbi çdo interes. Unë do të doja të dërgoja ngushëllimet e mia, për të gjithë ata që kanë humbur të afërm, solidaritetin tim për ata që janë duke luftuar me virusin, siç është shoku im i ekipit Daniele Rugan.

Mbështetja ime e vazhdueshme është për profesionistët e mahnitshëm të shëndetit që vendosin jetën e tyre në rrezik për të ndihmuar të tjerët”, shkruan Ronaldo.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat