23.5 C
Tirana
E hënë, 13 Maj, 2024

TË FUNDIT

Shfaqi probleme me zemrën në fushë, mbrojësit e Romës nuk është në rrezik për jetën

spot_img

Evan Ndicka i trembi të gjithë në minutën e 71-të të ndeshjes Udinese-Roma, pasi u shtri në tokë për probleme në zemër.

Mbrojtësi i Romës është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, pasi i ishte kryer një elektrokardiogramë më parë në stadium, teksa bëhet me dije se tashëm është i shtruar me kodin e verdhë.

Gjendja e mbrojtësit nuk duket fort shqetësuese, megjithatë pritet që të kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, para se të vendoset për largimin nga spitali.

Ndërkohë edhe futbollistët e tjerë të Romës kanë zbarkuar në spital me autobusin e klubit, pasi kanë kërkuar që të jenë pranë shokut të tyre në këto momente të komplikuara për shëndetin e tij.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat