Ndonëse protesta e opozitës ka përfunduar, tensionet ende nuk kanë përfunduar.
Policia deri më tani ka shoqëruar 23 protestues të shoqëruar dhe për shkak të kësaj, në Komisariatin Nr.1 në kryeqytet ka tensione.
Deputetet e Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Gazment Bardhi, u përplasën me policinë në ambientet e brendshme të komisariatit, ku janë shoqëruar protestuesit.
Ndërkohë Tomor Alizoti thotë se kërkohet takim me shefin e komisariatit, Elton Shahini, për të marrë informacion, por ai, sipas tij, fshihet
“Çfarë problemi ka. Pse është kjo mbrojtje. Duam të takojmë shefin e policisë e pyesim si është puna për hallexhinjtë që keni kapur. Na sqaroni”, thotë Tomorri.
Në mbështetje të policisë ka mbërritur dhe një grup i “Shqiponjave” që është në gatishmëri.

