TË FUNDIT

35-vjeçari mbytet në përrua në Mlizë të Elbasanit, komuniteti ndihmon në kërkime

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku 35-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën pasi është mbytur në përroin pranë zonës. Ngjarja u raportua në mëngjes, pas kërkimeve të vazhdueshme që vijuan gjatë gjithë natës.

Dyshohet se Tahiri mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin kur ra në përrua, megjithëse hetimet për rrethanat e sakta vijojnë.

Ekipet zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës së Elbasanit punuan pa ndërprerje për lokalizimin e trupit, ndërsa në operacion u përfshi edhe komuniteti lokal, i cili ndihmoi në kërkime dhe u tregua i shqetësuar për fatin e 35-vjeçarit. Trupi u gjet dhe u nxor në mëngjesin e sotëm.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat