TË FUNDIT

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj i është përgjigjur Edi Ramës, i cili e sulmoi sot në podkastin e tij, duke thënë se “ka marrë rol, pasi aktorët këtë punë kanë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shkruan se aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, i cili u merr shqiptarëve 1450 milion euro duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë. Më tej Binaj e quan Ramën edhe “prestigjator”.

“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!” – shkruan Florjan Binaj.

Edhe pse është vetë artist, Rama e sumoi sot në podkastin e tij Florjan Binajn për faktin se është aktor, pasi sipas tij, “ka marrë rol, pasi aktorët këtë punë kanë”. Madje Rama i përmendi dhe pjesëmarrjen e Binajt në një kongres të PS-së të para shumë viteve.

Duke mos pasur akuza apo dosje në SPAK si kandidatura e tij, Ogerta Manastirliu, Rama nuk ka se ku të kapet ndryshe me Florjan Binajn, përveç profesionit të tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat