Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), një nga platformat më të rëndësishme globale që përcakton axhendën e investimeve në botë.
Forumi, që po zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, mbledh së bashku liderë politikë, investitorë ndërkombëtarë dhe inovatorë, për të diskutuar mbi të ardhmen e investimeve, zhvillimet ekonomike dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit global.
Në mbërritjen e tij në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron u pritën nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.
Eventi synon të nxisë dialogun ndërmjet politikës dhe biznesit, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi për përballimin e sfidave të ekonomisë botërore.

