TË FUNDIT

Tronditet Shqipëria, tre vrasje në pak orë, vritet 42-vjeçari në Berat

Nuk kanë fund lajmet tronditëse këtë të martë në Shqipëri. Pas vrasjeve në Durrës ku djali vrau babanë me thikë dhe Tiranë, ku kolegu vrau kolegun, një tjetër lajm tragjik vjen nga Berati.

Pas një sherri për motive të dobëta Kristo Mema, 63 vjeç ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat