Vlorë – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:10 në aksin e Lungomares, ku një automjet tip Fiat me targa AA174MH, që drejtohej nga shtetasi Dukë Muço, 72 vjeç, ka përplasur në vendkalimin e këmbësorëve dy shtetase, Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj, rreth 70 vjeç.
Të plagosurat janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesit të mjetit i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ (0.000 mg/l). Ai është shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

