TË FUNDIT

E rëndë në Delvinë, 12-vjeçarja konsumon medikamente, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë, ku një vajzë 12-vjeçare është transportuar me urgjencë drejt Tiranës pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme tabletash të llojit Deparkin.

E mitura, me inicialet I.H., është dërguar fillimisht nga familjarët në spitalin e Sarandës në gjendje të rënduar. Sipas tyre, vajza është gjetur në shtëpi pa ndjenja, ndërsa më pas ka pohuar se kishte marrë ilaçet që i përkisnin një anëtari të familjes.

Mjekët dyshojnë se bëhet fjalë për medikamentin Deparkin, i përdorur zakonisht nga pacientë që vuajnë nga Parkinsoni.

Pas ndihmës së parë dhe analizave të nevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar dhe moshës së vogël, 12-vjeçarja është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Gjendja e saj shëndetësore po mbahet nën vëzhgim nga mjekët.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat