Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e kësaj të enjteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Deri më tani nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e thirrjes së tij, ndërsa Basha ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, duke u drejtuar menjëherë drejt godinës së Prokurorisë.
Megjithatë, “Real News.tv” mëson se Basha po merret në pyetje në cilësinë e ish-Ministrit të Brendshëm të kohës, lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues para godinës së Kryeministrisë.
Marrja në pyetje e Bashës po kryhet nga Prokurori i Posaçëm Alfred Shehu.
Kujtojmë se hetimet për 21 janarin janë rihapur nga SPAK, me qëllim zbardhjen e plotë të përgjegjësive për vrasjet e ndodhura gjatë protestës së asaj kohe.

