TË FUNDIT

Begaj kërkoi që dekreti mos shqyrtohej nga Kushtetuesja, Holta Zaçaj i jep të drejtë Erion Veliajt

Në seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës, Presidenca kërkoi shpalljen e moskompetencës së Kushtetueses për ankimimin e Veliajt.

Presidenca argumentoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ he kërkoi anulimin e vendimit për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim.

“Nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ, zgjedhjet në Tiranë u bllokuan duhet të kthehet kushtetueshmëria. Paraqesim kërkesën që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi”, tha Presidenca.

Pas kësaj kërkese trupa gjykuese u tërhoq për vendim. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj njoftoi rrëzimin e kërkesës së Presidencës.

Zaçaj: Në lidhje me kërkesën paraprake, Gjykata vendosi se çështja e juridiksionit të Gjyaktës për shqyrtimin e dekretit të Presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, objekt shqyrtimi dhe për këtë arsye kërkesa juaj nuk pranohet në këtë pjesë të shqyrtimit./

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat