TË FUNDIT

Veliaj fiton në Kushtetuese, ja cilët gjyqtarë votuan PRO dhe KUNDËR shkarkimit të kryebashkiakut

Zbardhet votimi i 8 gjyqtarëve në Kushtetuese për ankimimin e Veliajt. Kundër ankimimit të kryebashkiakut për shkarkimin ka votuar edhe vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Pro 

Sander Beci
Ilir Toska 
Fiona Papajorgji 
Marsida Xhaferllari 
Mariana Semini

Kunder 

Olta Zaçaj 
Sonila Bejtja 
Gent Ibrahimi

Gjykata Kushtetuese dha sot fjalën e funit. Erion Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, pas shkarkimi me vendim të qeverisë ishte antikushtetues. Me një vendim rekord, vetëm 3 ditë pasi shqyrtoi ankimin e Veliajt në seancën maratonë, Kushtetuesja ka vendosur në favor të kryebashkiakut me 5 vota pro dhe 3 kundër.

Po, ashtu Kushtetuesja ka shfuqizuar edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Kushtetuesja argumenton se shkarkimi i Veliajt mund të bëhet vetëm në bazë të nenit 115 të kushtetutës, pra vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Pra, Gjykata ka vlerësuar se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur e ka shkarkuar Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë, duke iu referuar nenit 62 gërma c të ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Trupa prej 8 anëtarësh në Kushtetuese, në mënyrë unanime, ka vlerësuar se është Kushtetuesja që ka juridiksion të plotë për të vendosur për shkarkimin e një të zgjedhuri vendor, si garanci që pushtetet ndahen dhe bashkitë janë autonomi vendore.

Një tjetër shkelje që ka evidentuar Gjykata Kushtetuese është se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria nuk garantuan proces të rregullt ligjor pasi kryebashkiaku Veliaj nuk u ftua, dëgjua dhe nuk u mbrojt dot, pasi nuk mundi të paraqesë argumentet e tij. Kushtetuesja thotë se fakti që Veliaj është njoftuar për mbledhjen e Këshillit që inicioi shkarkimin e tij, nuk është e mjaftueshme, pasi sipas Gjykatës di duhej që Këshilli Bashkiak të kishte garantuar mundësinë që Veliaj të shkonte në mbledhje të mbrohej.

Vendimi i Kushtetueses në favor të Veliajt vjen pas përballjes mbi 7 orë seancën publike të 31 tetorit, ku ishte i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku i cili u përball me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet. 

Me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë, Këshilli Bashkiak i Tiranës propozoi shkarkimin e Veliajt, vendim që u mor më datë 25 shtator nga qeveria me firmë të vetë kryeministrit Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat