TË FUNDIT

Rama: Shqipëria do ulet në tryezën e BE-së në 2030-ën, nuk është një vit që e kam parë në ëndërr

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në Euronews EU Enlargement Summit tha se Shqipëria do ulet në 2030 rreth tryezës së Bashkimit Evropian.

Rama ka vlerësuar gjithashtu optimizmin e shqiptarëve për integrimin evropian, duke theksuar se Shqipëria është një nga kombet më eurooptimiste në rajon.

Rama: Qasja e re ende vazhdon, shpresoj shumë që më në fund do ulemi së bashku rreth së njëjtës tryezë. 2030 nuk është një datë që e kam parë në ëndërr, por një afat që vjen si rezultat i një përllogaritjeje shumë të thjeshtë. Së bashku me Komisionin kemi rënë dakord mbi një kalendar që është shumë ambicioz, kemi detyra shtëpie për ne, për të mbyllur negociatat në fund të 2027-ës. Shqipëria do ulet rreth tryezës së BE-së në 2030, por nuk jemi aspak kundër edhe nëse ndodh më parë.

Ka karakteristika të ndryshme në rajon, histori të ndryshme. Kur vjen fjala te ne, mund të themi që jemi kombi më eurooptimist në Evropë, ose ashtu siç do thoshte Trump, “në tokë.”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat