Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Bathore.
Sipas njoftimit zyrtar, një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në krahë. I plagosuri është dërguar për mjekim në spital, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Elvis Visha rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

