TË FUNDIT

Nga lidhja me moderatoren te planet për martesë, Ervin Salianji i thotë të gjitha: Dashuria ekziston! Grida, pjesa ime më e rëndësishme

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, gjatë një interviste për TAR, ka folur për raportin personal me moderatoren Grida Duma, me të cilën përflitet se është në një lidhje dashurie.

Gjatë intervistës, ish-deputeti demokrat nuk nguroi që të shprehte krenarinë që ndjen, që në krahët e tij ka një partnere si Grida Duma.

Salianji foli edhe për planet e çiftit për martesë, por u shpreh se dashuria nuk matet vetëm me këtë ceremoni.

“Martesa nuk e përcakton domosdoshmërisht praninë apo rëndësinë e një personi në jetën tënde. Për mua, më e rëndësishme është ndjenja, kimia dhe përkushtimi që ndjej ndaj partneres”, tha ish-deputeti.

Pjesë nga fjala e Salianjit:

Jam shumë. Është fat dhe është pjesë e krenarisë dhe botëkuptimit të asaj që unë jam. Padiskutim që mund të them se është pjesë e rëndësishme apo është pjesa më e rëndësishme e imja.

Unë mendoj se si të vjen apo varet se ku të vjen! Besoj se njeriu duhet të jetë jo vetëm i lirë, por duhet të zgjedhë e rrugën e vet. Nuk bën vetëm martesa që dy njerëz të jenë me njëri-tjetrin. Ndërsa në aspektin e bashkëjetesës, nuk mendoj se bën ndonjë ndryshim.

“Unë futem te njerëzit besimtar. Besoj në zot dhe besoj se dashuria ekziston dhe nuk është vetëm në libra. Nuk e shoh si diçka kontratuale! Për mua është e rëndësishme kimia ndjesia, etj..

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat