Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.
Gramoz Sako, kandidati i PS për bashkinë e Tepelenës e hodhi votën në Nivicë të Kurveleshit, vendlindjen e tij.
Në një prononcim për mediat Sako bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime.
“Iu bëj thirrje të gjitha banorëve të bashkisë Tepelenë të dalin masivisht në votime të shprehin vullnetin e tyre të lirë”, tha Sako në një videomesazh të shpërndarë për mediat.

