TË FUNDIT

“Më kërcënoi”/ Flet qytetari që u përfshi në konflikt me këshilltarin në bashki: Turp të kenë, kjo punë nuk do ngelet këtu

Një mbledhje e tensionuar është shënuar në Këshillin Bashkiak të Çërraves, ku debatet mes këshilltarëve kanë degjeneruar në përplasje verbale dhe fizike.

Banori Kevi Muçllari, i cili ishte i pranishëm në mbledhje, ka treguar për momentet e konfliktit që, sipas tij, nisën pas kërcënimeve të një këshilltari dhe miratimit të një vendimi me të cilin komuniteti nuk ishte dakord.

Ai theksoi se situata ishte fillimisht e qetë dhe argumentet e tyre ishin të arsyeshme, por tensioni shpërtheu pas reagimit të kryebashkiakut, ndërsa paralajmëroi se çështja nuk do të mbetet me kaq dhe do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore.

Kevi Muçllari, banor i Çërraves që u përfshi në konflikt: Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër.

Kryetari i bashkisë tha ‘këto janë teka, kjo është e pavërtetë”, deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale, të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme.

Në këto momente kryetari i bashkisë tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi për ta lenë këtu këtë punë. Edhe këshilltarët turp të kenë qe mbajtën këtë qëndrim që nga fillimi, edhe ata qe e ndryshuan.

Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndërruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti është i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat