TË FUNDIT

Atentati pranë Aeroportit të Rinasit, viktima Gilmando Dani! I njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dy herë më parë mbeti i plagosur

Viktimë e atentatit të ndodhur sot pranë Aeroportit të Rinasit është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjetër është me mbiemrin Muça. Makina luksoze ndaj të cilit u qëllua me breshëri plumbash është në pronësi të Elvis Kosovës, emër i njohur për autoritetet.

Makina ishte e blinduar, ndërkohë që ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015.

Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg në nëntor të vitit 2018 si pjesë e grupit të Shullazit për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Ai u lirua në vitin 2023 pasi kreu 3/4 e dënimit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat