Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri ambasadorët e vendeve Evropiane, mes tyre dhe Silvio Gonzato. Në takim është e pranishme dhe Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali.
Ky takim, i cili ka nisur që prej orës 11:00, organizohet një javë pas publikimit të progres raportit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Fokusi i diskutimeve mbetet tek rruga drejt familjes së madhe evropiane.

