Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetase të shpallura në kërkim tre ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kufizimi”.
Në vijim të hetimeve dhe kontrolleve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, janë arrestuar shtetaset M. M., 21 vjeçe, dhe S. C., 25 vjeçe.
Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se këto dy shtetase, së bashku me dy persona të arrestuar më herët dhe me shtetasin në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar për t’i marrë para një 27-vjeçari, duke e rrëmbyer dhe dhunuar fizikisht për disa orë në një apartament.
Vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

