Një zjarr ka rënë sot në një apartament në zonën e Astirit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë konstatuar nga banorët e pallatit, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Siç shihet në video banorët kanë dalë jashtë në panik.
Nuk raportohet ende për të lënduar, ndërsa pritet informacion zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes.

