Salsano Rrapo do të prezantoj Festivalin e 64-të të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.
Lajmi është bërë me dije për Real News, ndërkohë krah tij do të jetë dhe një moderatore, emri I së cilës ende nuk është bërë me dije.
Festivali i 64-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë nën drejtimin artistik të Elhaida Danit për katër net me radhë dhe publiku do të ketë mundësi të shijojë muzikën e artistëve të preferuar. Nata e parë dhe e dytë do të jenë netët konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet Nostalgjisë, një natë shumë e dashur për publikun, ndërsa nata e katërt do të jetë Finalja e Madhe.
Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën moderne, por edhe zëra të rinj që do të prekin për herë të parë skenën e Festivalit si një trampolinë e vërtetë për të nisur ngjitjen në karrierën e tyre muzikore.
Mes emrave që do të garojnë këtë vit është këngëtarja, Fifi, e cila në këtë edicion vjen në duet me Tiri Gjocin, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët. Po ashtu, në listë gjendet edhe Alis, i cili në Festivalin e 63-të u vlerësua me vendin e tretë me këngën “Mjegull”. Një tjetër rikthim është ai i artistit Vedat Ademi.
Në garë do të jenë edhe Evi Reçi, Sheila, Kamela Islamaj, Gerta Mahmutaj, Erik Lloshi, Enxhi Nasufi dhe Gresa Gjocera, ndërsa në këtë edicion rikthehen gjithashtu Lorenc Hasrama, Luna Çausholli dhe Kleansa Susaj.
Grupi “2 Farm”, pjesëmarrës në Festivalin e 61-të, është një tjetër rikthim i shumëpritur.
Përveç artistëve të njohur, Festivali do të mirëpresë edhe emra të rinj që garojnë për herë të parë.
LISTA E PLOTË
- 2 Farm
- Alis
- Egzon Pireci
- Endri Kaçaçi
- Enxhi Nasufi
- Erand Sojli
- Erik Lloshi
- Evi Reçi
- Fifi & Tiri Gjoci
- Frensi
- Gerta Mahmutaj
- Ghiti
- Gresa Gjocera & Bledi Kaso
- Inis Neziri
- Kamela Islamaj
- Kimi
- Kleansa Susaj
- Lorenc Hasrama
- Luna Çausholli
- Malvina Likaj
- Rezarta Smaja
- Rigersa Loka
- Sara Kapo
- Savjana Vjerdha
- Sihana Haxhnikaj
- Sheila
- Threex
- Vedat Ademi

