Prej disa ditësh në opinionin publik dhe media qarkullojnë deklarata se Shqipëria po përballet me mungesë të prodhimeve vendase të qumështit, duke ngritur pikëpyetje mbi kapacitetet e sektorit blegtoral dhe cilësinë e produkteve që mbërrijnë në treg. Mirëpo, shembuj konkretë nga vetë industria tregojnë se panorama nuk është aspak kaq e zymtë.
Kompania “Erzeni”, një ndër markat më të vjetra dhe më të konsoliduara në prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij, dëshmon çdo ditë të kundërtën.
Me një traditë disa dekadëshe dhe një bazë të gjerë bashkëpunëtorësh në fermat vendase, “Erzeni” vazhdon të sigurojë furnizim të rregullt dhe cilësor, duke mbuluar një pjesë të konsiderueshme të tregut kombëtar. Pavarësisht sfidave që sjell tregu, nga rritja e kostove të prodhimit tek ndryshimet sezonale në sasinë e qumështit të grumbulluar, kompania ka arritur të ruajë standardet e certifikuara dhe të investojë në teknologji të reja për përpunimin e produktit.
Çdo ditë fermerë nga e gjithë Shqipëria sjellin mijëra litra qumësht të freskët në fabrikën Erzeni.
Mijëra krerë lopësh ushqehen dhe kujdesen për to për të prodhuar qumësht cilësor.
Në rastin e “Erzenit”, përgjigjja drejt opinionit publik duket e qartë Shqipëria ka prodhim qumështi, dhe ai vjen nga kompani që punojnë çdo ditë për të mbajtur gjallë këtë sektor strategjik të bujqësisë
https://www.instagram.com/p/DRJ_rShDcjO/

