Lajmi për përplasjen fizike mes Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, ka qarkulluar prej ditësh në rrjet, shkak për të cilin drejtuesit e Top Channel i kanë larguar nga puna.
Një ditë pas këtij lajmi, dy moderatoret u shfaqën sërish në emision, ku gazetari Blendi Salaj, mohoi lajmin e shpërndarë në rrjetet sociale për konfliktin mes kolegeve të tij.
“Këto lajmet që qarkullojnë lart e poshtë që janë rrahur vajzat, sqarimi është ky “Nuk ka ndodhur kurrë”- tha ai.
Mirëpo duket se Salaj nuk tregoi të vërtetën për publikun, pasi ditën e sotme ai u shfaq në emision me Heidi Bacin, duke thënë mes te tjerash, se programi vjen i ridimensionuar.
Kjo vërtetoi se Nasufi dhe Muçaj kanë ikur nga Top Channel.
“Programi vjen i ridimensionuar, në një format që do më shoqëroj me disa shokë dhe shoqe të rinj, por me një mision të vetëm për të sjell tek ju gëzim ashtu siç e meritoni”tha Salaj ndërkohë që prezantoi Heidi Bacin e cila duket se i është bashkuar formatit.”
Nga ana tjetër Nasufi reagoi në një postim në rrjetet sociale ku shfaqej duke nxjerr gishtin e mesit, dhe ky reagim vjen një ditë pas largimit nga puna.

