Një person ka mbetur i lënduar me thikë mbrëmjen e sotme në Fier.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”.
Sips njoftimit zyrtar, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

