Kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë nga SPAK ku është pyetur në lidhje me 21 janarin.
Në deklaratën e tij për mediat jashtë SPAK ai u shpreh se nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë në protestën e 21 Janarit, por nga vend-rojet e gardës. Ai u shpreh se garda veproi sipas ligjit.
“Nuk është qëlluar nga brenda! Merr filmimet ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda.
Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vend-rojet e rojet e gardës.
Garda ka një ligj, i cili ligj autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt, apo ndonjë gjë.
Të qëllojë në ajër, kur ajo përsëritet, të qëllojë te këmbët, kur ajo përsëritet ta eliminojë.
Ky ligj është votuar nga PS-ja, jo nga ne. Garda që ta mësoni ju, dhe mund të rrëmoni 120 mijë herë, nuk funksionon me urdhër, po me ligj.
Pra, sado që ta ktheni apo stërktheni, Garda apo çdo vendroje e armatosur funksion me ligj. E qëllove, gjuajtje drejt tij, duhet të qëllojë në ajër.
Vazhdove persistove, duhet të qëllojë tek këmbët, vazhdove persistove, duhet të eliminojë rrezikun. Këtë i thotë ligji i Gardës..”

