TË FUNDIT

“Edhe në Bruksel ka krim”- Rama për Euronews: Korrupsioni mbetet sfidë serioze!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Euronews, ku ka folur për situatën politike në vend dhe aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka merituar prej kohësh një vend në tryezën e Bashkimit Europian, duke theksuar se vendi ynë ka punuar dhe ka treguar progres me reformat e kryera vitet e fundit.

Sakaq ai tha se korrupsioni dhe krimi mbeten ende sfidë serioze për Shqipërinë, duke nenvizuar se ky fenomen nuk ndodh vetëm në vendin tonë por edhe në Europë.

 “A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Edhe Brukseli ka krim,” u shpreh kryeministri.

Rama tha se dikur njerëzit mendonin se Shqipëria ishte një gropë m*ti në mes të Europës, ndërsa tani ata e shohin vendin tonë si pjesë të mozaikut europian.

“Dikur njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë m*ti në mes të Evropës, por tani e shohin si pjesë të mozaikut evropian”, tha Rama.

Kryeministri tha ndër të tjera se Shqipëria ka hyrë në fazën e fundit të negociatave me BE-në dhe se  synon vitin 2030 si një datë të mundshme anëtarësimi.

Ai theksoi se Shqipëria ka kaluar transformime të rëndësishme dhe është plotësisht i përkushtuar ndaj vlerave europiane.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë pjesë e perandorive të mëdha. BE-ja është një perandori e mirë që garanton liri dhe sundim të ligjit,” deklaroi ai.

Marrëveshja me Italinë dhe bashkëpunimi strategjik

Kryeministri foli edhe për marrëdhëniet e ngushta me Italinë.

Në vitin 2023, Shqipëria dhe Italia nënshkruan një marrëveshje për ngritjen e qendrave të migracionit në territorin shqiptar, të financuara dhe menaxhuara nga autoritetet italiane.

Marrëveshja ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe kritika, përfshirë shqetësime për zhvendosjen e kufijve evropianë në një vend të tretë dhe për shkelje të mundshme të parimeve të ligjit të azilit.

Lidhur me këtë Rama equajti marrëveshjen, si një akt solidariteti ndaj Italisë në një moment presioni të madh migrator.

Ai mohoi se kjo përbën cenim të sovranitetit shqiptar: “Italia na kërkoi. Dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë themi po. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace.”

Kryeministri shtoi se “modeli shqiptar” nuk do të zgjerohet në vende të tjera, edhe pse disa shtete anëtare kanë shprehur interes për të, në kontekstin e qasjes më të ashpër të Evropës ndaj migracionit./realnews.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat