TË FUNDIT

SPAK refuzon kërkesën e Veliajt për t’u takuar me përfaqësuesit KE

Prokuroria e Posaçme SPAK ka refuzuar kërkesën kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për t’u takuar me përfaqësues të misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës.

Ai kërkoi që përfaqësuesve të Kongresit t’u mundësohet takimi me të në ambientet e IVEP Durrës, ku aktualisht ndodhet, për të garantuar transparencë dhe informim të drejtë mbi situatën e tij ligjore dhe institucionale.

Përkundër raportimeve në media, Prokuroria e Posaçme thekson se në institucionin e tyre nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Misioni i KE vizitoi Shqipërinë në datat 17-19 nëntor ku zhvilloi disa takime me institucionet shqiptare.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat