TË FUNDIT

“Nuk do ta gëzoni gjatë këtë biznes”, pronari i lokalit në Kamëz nuk pagoi gjobën 500 mijë euro, ish-polici që ruante Ervis Martinajn i vendosi tritolin

Një shpërthim me tritol u regjistrua më 15 nëntor në një restorant në Kamëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:20 në bulevardin “Nënë Tereza” në ambientet e jashtme të restorantit “Perla e Detit”.

Lokali është në pronësi të Saimir Sinës, ndërsa administrohej nga  Klodjan Murati dhe Benard Elezi (kunetër).

Më herët për ngjarjen u kapen tre persona: Jeton Lami (ish-polici që ruante Ervis Martinajn”, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Vetëm ky i fundit ndodhet në qeli, pasi Lami dhe Doni u lanë arrest shtëpie nga gjykata.

Ndërkohë, ditën e sotme kanë dalë në dritë detaje të reja.

Disa ditë para sulmit, Domi ka kontaktuar pronarin e lokalit, Saimir Sinën, për ta çuar drejt një takimi me Jeton Lamin. Referuar dëshmisë, Lami e ka kërcënuar hapur, duke i kërkuar 500 mijë euro dhe duke e paralajmëruar se, nëse nuk paguante, “pasojat do të ishin të rënda”. Menjëherë pas kërcënimeve, Sina është larguar drejt Italisë.

Nga ana tjetër, Mzhika ka shkuar tek dy kunetërit që administronin lokalin me qira dhe u ka thënë se “nuk do ta gëzoni gjatë këtë biznes.”

Hetuesit besojnë se autori i shpërthimeve është pjesë e këtij grupi kriminal, ku identifikimi i tij do të ndihmonte policinë në zbardhjen e të paktën 6 rasteve të shpërthimeve me tritol gjatë vitit të fundit, përfshirë edhe shpërthimin në banesën e Xhelal Mziut.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat