TË FUNDIT

Armiku i përbetuar i Aldo Bares bie pre e atentatit, breshëri plumbash drejt “Julit të Pashakos”, DETAJE nga ngjarja në Lushnje

Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos” ka qenë shënjestra e atentatit të sotëm në Lushnje. Sula, i cili është dhe armiku i “përbetuar” i Aldo Bares ka marrë një plumb në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sula nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi është arrestuar dhe liruar disa herë. Ai ka qenë një ndër personat e parë, i shoqëruar si i dyshuar për masakrën e Lushnjës, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Aldo Bares.

Në atë kohë, “Juli i Pashakos” u dorëzua vetë në Komisariatin e Lushnjes, por u la i lirë për mungesë provash.

Ngjarja e rëndë u regjistrua paraditen e kësaj të marte në qytetin e Lushnjes, në afërsi të Spitalit të qytetit. Nga informacionet e deritanishme dyshohet se persona të paidentifikuar qëlluan nga automjeti i tyre drejt automjetit me të cilin Sula po udhëtonte.

Si pasojë e breshërisë ky i fundit mori vetëm një plumb në këmbë, ndërkohë që policia ka futur në shtetrrethim të gjithë qytetin.

Vetëm pak pas atentatin automjeti i cili dyshohet se u përket autorëve u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat