TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë dhe heroinë në Tiranë, dy të arrestuar

Policia e kryeqytetit ka finalizuar operacionin e koduar “Night”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, duke goditur një rast të shitjes së drogave të forta në Tiranë.

Gjatë aksionit, shërbimet e Policisë ndaluan në rrugën “Mine Peza” një automjet tip BMW, me drejtues shtetasin K. P. dhe pasagjer H. S.. Gjatë kontrollit fizik, te 21-vjeçari K. P. u gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa te 27-vjeçari H. S. u gjetën doza kokaine.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, 5 aparate celularë dhe automjeti me të cilin dy të rinjtë dyshohet se kryenin shpërndarjen e drogës.

Të dy shtetasit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat