TË FUNDIT

Sali Berisha i lë pusullë në SPAK Altin Dumanit: Je armik i egër, gjobëvënës ordiner

Këtë të hënë, 1 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kreu i të djathtëve shkoi në Strukturën e Posaçme ku dhe i la një shënim Altin Dumanit.

Ashtu si dhe zakoni e do tanimë, pasi në çdo paraqitje të tij në Prokurori, Berisha i lë një shënim Dumanit edhe kësaj here ai e ka akuzuar atë për lidhjet me grupet kriminale si dhe për mbrojtjen që sipas liderit të së djathtëve po i bën gjyqtares Irena Gjoka.

“Siç është zakon, ky është shënimi që lashë në zyrën e Skapit të partisë:

“Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij. Sali Berisha” , tha Berisha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat