TË FUNDIT

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi 38-vjeçar (EMRI)

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Tiranë, në Unazë të Madhe.

Sipas njoftimit të Policisë, në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë ka humbur jetën shoferi i motomjetit Olton Xhambeu, rreth 38 vjeç.

“Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.

Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,njofton policia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat