TË FUNDIT

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, “arrest me burg” për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që ekzekutoi Mondi Mëhallën

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Nevzat Spahon, autorin e dyshuar që ekzekutoi me dy plumba në kokë biznesmenin Edmond Hyka, i njohur ndryshe si Mondi Mëhalla.

Ndërsa ditën e djeshme, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit mbrëmjen e 30 nëntorit.

Po ashtu në burg është lënë edhe roja i karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.

Ndërkohë pamjet që tregojnë momentin  e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka, i njohur ndryshe si Mondi Mëhalla, janë bërë publike 3 ditë më parë.

Në pamje duket autori që  afrohet me makinën Audi pranë biznesmenit, del nga mjeti dhe qëllon disa herë në drejtim të Mondi Mëhallës, i cili në atë moment po ashtu ndodhej brenda automjetit të tij  “Range Rover”.

Pasi e lë të vdekur në vend me dy plumba në kokë, autori largohet me shpejtësi me makinë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat