TË FUNDIT

Vrasja e Martin Canit, Mario Përlleshaj dënohet me 16 vite burg

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit.

I mituri është dënuar edhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Luis Meçes.

Në seancë morën pjesë vetëm babai i të ndjerit Martin Cani dhe Luis Meçja

Babai i Martin Canit tha se ky vendim është rreze drite për familjen e tij. 

Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u ngelizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve.

Skena tragjike e 18 nëntorit 2024 ndodhi pas mësimit.

Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat