TË FUNDIT

Berisha bllokon foltoren, ndërpritet seanca në Parlament

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe ka dashur që të marrë fjalën.

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, i ka bërë me dije se nuk është koha për replikë, sepse atij nuk iu përmend emri. Fjala i takonte deputetes Ina Zhupa, e cila ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja.

Por Berisha, i cili kishte zaptuar foltoren, nuk e lejoi deputeten e tij që të fliste.

Në këto kushte, të kërkuar edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Kuvendi kaloj në 5 minuta pushim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat