TË FUNDIT

“Tërhiqemi nga çdo proces dhe diskutim me PS”, Berisha: Më 22 dhjetor protestë kombëtare, deri në krijimin e qeverisë teknike

Më 22 dhjetor Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare, ndërsa tha se revoltat do të vijojnë deri në formimin e qeverisë teknike.

“Kërkojnë ne që të mos filozofojmë, por të përqendrojmë të gjitha forcat tona për të larguar nga pushteti këtë pushtet krimi, përndryshe zgjedhjet e tjera do i kishte 63 përqind minimumi. Ose sa të dojë. Ndaj dhe duhet të fillojmë protestat. Duhet t’i besojmë protestës.Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë.

I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira.

Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD”-u shpreh Berisha.

Teksa kërkoi sërish falje për firmat e PD-së në zgjedhjen e avokatit të popullit, Berisha tha: PD ndërpret çdo lloj negociate, çdo lloj diskutimi për çdo lloj personi me palën dhunuese.

Deklarata e Plotë

Zhvillimet e 10 ditëve të fundit janë zhvillime të paprecedentë në shumë e shumë vite.
Por plotësisht të pritshme.
Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë kalon në sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit.
Në rastin në të cilin ai vetë ka ndarë paratë.
Akti i tillë është ndër më të pashembullt, nuk them se është më i pashembullti në botë, se bota ka autokratë dhe Edi Rama nuk është i vetmi, por në një vend që aspiron, se i lirë nuk është Shqipëria, por që aspiron integrimin europian, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë.
Në qoftë se lexoni arsyetimin e shumicës dje, është identik, fjalë për fjalë, mishëron në një deklaratat e kryeavokatit Edi Rama, sepse ata vendosin pezullimin e pezullimit.
Sepse ata marrin përsipër anulimin e procesit ligjor të animimit në shkallët e tjera të procesit gjyqësor.
Sepse ata morën të mirëqenë pretendimin e Edi Ramës se qeveria paralizohet nga pezullimi i Lubisë.
Nuk ka absurditet më absolut se sa ky.
Qeveria nuk pezullohet as me një zëvendëskryeministër, as me tre, as me pesë ministra.
Këshilli i Ministrave vendos me shumicë.
Dhe këto pretendime të Edi Ramës janë pretendimet e një njeriu që është kapur duke vjedhur dhe do të mbrojë paratë e tij.
Pra, shuhet çdo shpresë se nëpërmjet pushtetit gjyqësor mund të luftohet realisht korrupsioni.
Se cila është situata sot me situatën në vitin 2011, unë iu rikujtoj ju dhe çdo shqiptari, në vitin 2011, një zëvendëskryeministër, i cili po të largonte ministrat nga qeveria, e rrëzonte qeverinë, jo që nuk mendoi në asnjë rast pasi u akuzua me një video të manipuluar 28 herë se ai kishte marrë ryshfet 760 mijë euro, çka ishte absolutisht gënjeshtër, sepse shkresa thoshte se sipërmarrësi, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, unë kam humbur 760 mijë euro.
Dhe Edi Rama dhe Filip Çakulli i paraqitën këto si 760 mijë euro të marra nga Ilir Meta.
Por Ilir Meta, për standardet e asaj qeveria, pa kërkuar fare prokuroria heqjen e mandatit, ka ardhur dhe ka paraqitur dorëheqjen.
Unë nuk shkoj në prokurori si zëvendëskryeministër, ai që do më hetojë mua, do më ketë mua qytetar si gjithë të tjerët.
Të njëjtin akt ka bërë Fatmir Mediu. Ka dhënë dorëheqje si ministër, ka dorëzuar imunitetin.
Në të gjithë periudhën 32-vjeçare, njeriu i vetëm që ka bllokuar hetimet për drogë dhe korrupsion, është Edi Rama.
Kërkoi antimafia italiane për Saimir Tahirin heqjen e imunitetin dhe arrestimin, nuk lejoi asnjërën.
Tani është një me Belinda Ballukun.
Është një me Belinda Balluku dhe triumfoi në çdo gjë që diktoi gjatë këtyre tre javëve.
Gjë më absurde nuk mund të kishte.
Të pretendohet se pezullimi i Ballukut shkel Kushtetutën apo paralizon qeverinë, problemi është se pezullimi i Ballukut çelte portën e ferrit për Edi Ramën, se ai ka vjedhur më shumë se Balluku në atë aferë.
Se ai, në të gjitha dosjet, është shumë më rëndë se Balluku.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat