TË FUNDIT

“Duhet të shesim shtrenjtë në tregun jashtë”/ Rama në takim me fermerët: Ja çfarë i kërkova ministrit të Bujqësisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit për Buxhetin 2026 .

Ai tha se për shkak të pozicionit gjeografik dhe kushteve të klimës ne mund të synojmë cilësinë më të lartë të prodhimeve.

Sipas Ramës, me cilësinë e prodhimit në vendin tonë, ne duhet të shesim shtrenjtë në tregun jashtë.

Ai zbuloi edhe bisedën me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Sallën, ku tregoi se i kishte kërkuar që të mos rrinte në kryeqytet, por të dilte të takonte fermerët.

Rama: Kush e do tokën dhe kush di t’i përkëdhelë fidanët e asaj toke bën sukses. Çfarë na pengon ne të bëjmë shumë sukses? Për shkak të pozicionit gjeografik, kushteve të klimës, mund të synojmë cilësinë, cilësinë më të lartë. Ne nuk konkurrojmë dot me sasi, as me disa vende të rajonit, ama për të gjitha kushtet që ka Shqipëria, duhet të konkurrojmë me cilësi dhe të shesim shtrenjtë në tregun atje jashtë.

Jam shumë optimist dhe besoj shumë se nuk ka asnjë vështirësi që ne nuk e kapërcejmë dot. Unë i kam kërkuar ministrit të Bujqësisë që ta lërë zyrën e bashkisë së Cërrikut dhe të vijë në Tiranë, por mos të rrijë në Tiranë. Të vijë aty ku jeni ju, t’ju dëgjojë dhe të mbështesë të gjithë fermerët.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat