Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës para kryeministrisë.
Në të njëjtin bulevard ku Berisha mblodhi protestuesit, më herët ishte kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj që u përplas ashpër me forcat e policisë.
Prej një jave ai po proteston para Kryeministrisë, por policia e largoi nga trotuari për të vendosur perimetrin e sigurisë rreth godinës qeveritare.
Më pas Lapaj dhe mbështetësit e tij u larguan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe u vendosën pranë Kryesisë së Kuvendit, për t’i liruar Sali Berishës vendin për të protestuar.
Protestës iu bashkua edhe vajza e Berishës, Argita Berisha. Ajo u shfaq mes protestueve, të cilët do të vijojnë të mblidhen para kryeministrisë deri në rrëzimin e Ramës, sipas kreut të PD.

