TË FUNDIT

VIDEO/ Dyshohet se u vetëvra, momenti kur trupi i djegur i ish-efektivit nxirret nga makina në Qafën e Llogarasë

 

Ky është momenti kur trupi i pajetë i ish-efektivit, i cili u gjet i djegur brenda makinës në Qafën e Llogarasë nxirret nga automjeti.

Sipas burimeve paraprake, brenda automjetit nuk janë gjetur armë apo gëzhoja, ndërsa pista që po hetohet më intensivisht është ajo e vetëvrasjes.

Dyshohet se viktima, me origjinë nga Berati, ka kryer aktin ekstrem në kushtet e një gjendjeje depresive.

Hetimet paraprake tregojnë se automjeti është spërkatur me benzinë dhe se personi është futur brenda tij, duke u djegur nga flakët.

Verifikimi i kamerave të sigurisë së bizneseve përreth ka treguar se viktima ka qenë i vetëm në momentin kur ka hyrë në zonën e Llogarasë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një konfirmim zyrtar mbi shkakun e vdekjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat