Artjon (Artjol) Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, u gjet i djegur pasditen e sotme brenda automjetit të tij tip BMW në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”. Xhelo ishte ish-efektiv i Forcave Operacionale “Shqiponjat” në DVP Berat, ndërsa më pas ishte transferuar në Postën e Policisë Poliçan për shkak të problemeve psikologjike.
Burime bëjnë me dije se gjatë shërbimit në Poliçan, Xhelo humbi armën e shërbimit, çka solli masë disiplinore dhe përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit. Sipas burimeve të brendshme, ai vuante nga depresion i theksuar.
Trupi i pajetë u gjet rreth orës 14:35 në sediljen e shoferit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur brenda automjetit.

